Telegrafi

Prezantohet prototipi i fluturakes supersonike, mund të transportoj 88 pasagjerë – udhëtimi nga Nju Jorku për në Londër zgjat vetëm tri orë e gjysmë

Kompania “Boom”  ka prezantuar këto ditë prototipin e fluturakes supersonike, e cila është e para e llojit të vet që është prodhuar në këto 50 vitet e fundit.

Bëhet fjalë për XB-1 e cila arrin shpejtësinë prej 1.3 Mach duke përdorur tre motorë J85-15, që zakonisht përdoren për prodhimin e aeroplanëve ushtarakë amerikanë, transmeton Telegrafi.

Demonstrimi i kësaj fluturake dhe testet e para në ajër pritet të mbahen vitin e ardhshëm dhe nëse rezultojnë me sukses, atëherë do të jepet drita e gjelbër për prodhimin serik të modelit Overture që mund të transportoj deri në 88 pasagjerë në mbarë botën.

Overture është një fluturake 60 metra e gjatë dhe mund të fluturojë me shpejtësi dy herë më të madhe sesa ajo e zërit, me një rreze prej 5.180 milje që i përshkon për një orë.

Zyrtarët e kësaj kompanie kanë theksuar se udhëtimi nga Nju Jorku për në Londër do të zgjatë vetëm tri orë e gjysmë. /Telegrafi/