Miralem Pjanic është prezantuar si lojtar i Juventusit para medieve.
Mesfushori boshnjak që erdhi me shumë zhurmë te Juve, do ta bartë fanellën me numrin 5.
“Do ta vesh fanellën me numrin 5, që ishte edhe numri i bartur nga idhulli im, Zinedine Zidane”.
Lexo po ashtu: Disa nga transferimet ‘bombë’ që mund t’u kenë ikur shkaku i Euro 2016 (Foto)
“Kam bërë zgjedhjen e duhur që kam ardhur në Juventus, konkurrenca është shumë e madhe, por unë nuk kam frikë”.
“Kam ardhur këtu për të fituar. Tani e kuptoj pse është e vështirë ta mposhtni Juventusin”.
“Higuain te Juventus? Nëse Juventusi e kërkon Higuain, kjo nuk më befason, pasi këtu vijnë vetëm lojtar të këtij lloji”, ka thënë Pjanic në konferencën për shtyp. /Telegrafi/