Është prezantuar Mini John Cooper. Vetura duket shumë më agresive se modeli standard, me mbrojtës dhe vrima të ajrimit më të mëdha, grilë sportive, drita të reja LED, gypin e shkarkimit sportiv dhe rrotat me një dizajn unik 17 inçë, transmeton koha.net.
Tavani i makinës hapet dhe mbyllet për 18 sekonda edhe kur është në lëvizje prej 30 kilometra në orë.
Motorin e ka 2.0 litërsh me katër cilindra i cili prodhon 231 kuajfuqi, ndërsa ndërruesin e shpejtësive e ka standard me gjashtë shpejtësi.
Kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 6.6 sekonda, ndërsa shpejtësinë maksimale e arrin 242 kilometra në orë.