BMW ka sjellë modelin e ri të Serisë 1 në panairin e sivjetmë, Geneva Motor Show.
Kompania e njohur gjermane ka ndryshuar pamjen e përparme të BMW Serisë 1 dhe tani duket shumë më luksoz se paraardhësi pas “vjedhjes” së disa detajeve nga Seria 2.
Përpos ndryshimeve në pjesën e jashtme, Seria 1 e BMW-së vjen me një ekran 6.5 inç në pjesën qendrore të makinës dhe me një ekran tjetër opcional 8.8 inç që shërben për navigim.
Këta janë motorët e rinj të BMW Seria 1:
116i me tre cilindra 1.5-litër me 109 kuajfuqi
118i me katër cilindra 1.6-litër me 136 kuajfuqi
120i me katër cilindra 1.6-litër me 177 kuajfuqi
125i me katër cilindra 2.0-litër me 218 kuajfuqi
116d & 116d edicion special me tre cilindra 1.5-litër me 116 kuajfuqi
118d & 118d xDrive me katër cilindra 2.0-litër me 150 kuajfuqi
120d & 120d xDrive me katër cilindra 2.0-litër me 190 kuajfuqi
125d me katër cilindra 2.0- litër me 224 kuajfuqi
/koha.net/