Site icon Telegrafi

Prezantimi zyrtar i Citroën Aircross (Foto)

Citroën ka prezantuar zyrtarisht konceptin Aircross të publikuar dy javë më parë.

Kompania franceze në Auto Shanghai 2015 ka sjell konceptin e bazuar në dizajnin e modelit C4 Cactus.

Vetura është 4.58 metra e gjatë, 2.1 metra e gjerë dhe 1.8 metra e lartë. Ajo ka rrotë me madhësi 22-inç.

Aircross ka motor hibrid, transmeton koha.net. Në të kombinohet një motor 1.6 litër benzinë me një motor elektrik. Motori benzinë ofron 218 kuajfuqi, ndërsa ai elektrik shton edhe 95 tjerë.

Shpejtësinë prej 0 në 100 kilometra në orë, Citroën Aircross e arrin për 4.5 sekonda.

Sistemi i zërimit në këtë veturë, sipas kompanisë, është “shumë i veçantë”. Ky koncept përfshin altoparlantë në secilën ulëse. Në makinë ka dy ekrane 12-inç të ndjeshëm në prekje.

Citroën thotë se makina është e dedikuar për shitje në të gjitha territoret.

Exit mobile version