Telegrafi

Prezantimi i veçantë i Vedat Muriqit te Fernerbahce, sulmuesi i Kosovës në rolin e moderatorit të lajmeve

Vedat Muriqi ka bërë një prezantim të veçantë të vetes si lojtar i skuadrës së madhe turke, Fenerbahce.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës është transferuar gjatë të dielës tek Fenerbahce nga Rizespori për një shifër të raportuar prej katër milion eurosh.

Prezantimi i tij ka ardhur sot (e hënë) në një formë të veçantë, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Terim zbulon ofertën dhe arsyen e mos transferimit të Muriqit te Galatasaray

Muriqi në rolin e moderatorit të lajmeve e ka prezantuar veten si lojtarin më të ri të Fenerbahces.

Muriqi në rolin e moderatorit të lajmeve

“Mirëdita. Jemi me ngjarjet e ditës në edicionin qendror të lajmeve”, ka thënë fillimisht Muriqi.

“Po ja nisim lajmet me një transferim”.

Prizrenasi duke nënshkruar kontratën

“Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi i është bashkuar familjes së klubit më të madh turk, Fenerbahce”.

“Klubi ka nënshkruar me lojtarin kontratë katër vjeçare”

Sulmuesi i Kosovës do ta bartë fanellën me numër 94

“Në vijim shikoni pamjet”, përfundoi sulmuesi i Kosovës.

Pas kësaj dalim edhe pamjet e nënshkrimit të kontratës, prezantimi të lojtarit dhe intervista gjatë prezantimit. /Telegrafi/