Telegrafi

Prezantimi fantastik i skuadrës së vitit – Të gjithë ishin aty, nuk munguan buzëqeshjet, përqafimet, fotot dhe selfiet (Foto/Video)

LONDON, ENGLAND - OCTOBER 23: Gianluigi Buffon, Dani Alves, Leonardo Bonucci, Sergio Ramos, Marcelo; Luka Modric, Toni Kroos, Andres Iniesta; Lionel Messi, Cristiano Ronaldo and Neymar pose for a selfie with Idris Elba as they are named The Fifa FifPro World XI during The Best FIFA Football Awards Show on October 23, 2017 in London, England. (Photo by Bryn Lennon/Getty Images)

FIFA e ka prezantuar skuadër më të mirë për vitin 2017, të zgjedhur me votat e tifozëve.

Në portë më i miri doli Gianluigi Buffon, në mbrojtje Marcelo, Leonardo Bonucci, Sergio Ramos dhe Dani Alves.

Në mesfushë më të mirët ishin Andres Iniesta, Toni Kroos dhe Luka Modric.

Në sulm më të mirët ishin Neymar, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Paraqitja e lojtarëve ishte madhështore e paparë deri më tani.

Formacioni në një vend (Foto/Getty Images)

Prezantim ishte sikurse i yjeve të mëdha të muzikës, ndërsa secili me radhë dolën morën çmimet.

Nuk munguan përqafimet, selfiet dhe foto e përbashkët në fund.

Bota e futbollit pa një super formacion në një vend, gjë që nuk ka ndodhur në herët e kaluara, pasi shuam lojtarë kanë munguar. /Telegrafi/