Aurela Gaçe ka publikuar projektin e saj më të ri.
“Akoma jo” titullohet kënga me e re e këngëtares, me të cilën konkuron në këtë edicion të festivalit “Kënga Magjike”, transmeton Telegrafi.
Kënga është e punuar nga Adrian Hila dhe i bashkangjitet këngëve pretendente për fitore.
Aurela rikthehet për herë të tretë në këtë festival pas dy pjesëmarrjeve ku fitoi vendin e parë.
“Hape veten” titullohet kënga, me të cilën u shpall fituese në vitin 2007, ndërsa vitin e kaluar me bashkëpunimin me Young Zerkën arriti të triumfoj sërish. /Telegrafi.