“Pretty Woman” ka qenë një nga filmat më të njohur dhe më të pëlqyer i vitit 1990.
Ky prodhim kinematografik bashkoi dy nga yjet e kinemasë si Julia Roberts dhe Richard Gere.
Por pas 25 vitesh duket se kasti i aktorëve është mbledhur sërish në një emision të veçantë të kushtuar këtij prodhimi kinematografik, transmeton Telegrafi.
Përveç të qeshurave, batutave dhe kujtimeve që protagonistët dhe pjesa tjetër e kastit ndau në studio, ajo çka spikati ishte puthja kinematografike që Roberts i dhuroi Gere në transmetim të drejtpërdrejtë. /Telegrafi/