Në superligën e Turqisë, Fenerbahce ka mposhtur Trabzonsporin me rezultat 3-2. Pas ndeshjes, tifozët vendas kanë hyrë në fushë dhe kanë sulmuar lojtarët mysafir.
Pas ndeshjes, ku qindra tifozë hynë në fushë, komentatori i A Spor, Reha Kapsal bëri një deklaratë goditëse për arbitrin e ndeshjes, Halil Umut Meler.
“Halil Umut Meler i tha një miku tim në Izmir: ‘Unë nuk jam mirë psikologjikisht pas asaj që ndodhi në ndeshjen MKE Ankaragucu’. Cili është qëllimi i tij në lidhje me këtë deklaratë? A e pranoi ai se ishte personi i gabuar për këtë ndeshje?”, deklaroi Kapsal.
Në ndeshjen mes Trabzonsporit dhe Fenerbahçes, tifozët vendas hodhën shishe uji në fushë gjatë gjithë ndeshjes, duke shkaktuar ndërprerjen e lojës.
Në minutat e fundit të ndeshjes, portieri i Fenerbahces, Dominik Livakovic, i cili ishte në tokë, u godit nga një objekt i hedhur nga tifozët, duke i shkaktuar gjakderdhje në mjekrën e portierit me përvojë.
Pasi Fenerbahce e fitoi ndeshjen 3-2, qindra tifozë hynë në fushë dhe tentuan të sulmojnë lojtarët mysafir që gëzoheshin në mesfushë. Rojet e sigurisë në terren kanë ndërhyrë dhe kanë tentuar të ndalojnë ngjarjen. /Telegrafi/