Site icon Telegrafi

Pretendimet se rënia e bllokut A3 dhe A5 ishte e qëllimshme, Molliqaj ftohet nga policia që t’i dorëzoj dëshmitë

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka njoftuar sot se ka marrë ftesë nga Policia e Kosovës për të dorëzuar dyshimet që kanë prezantuar ditë më parë në lidhje me rënien e dyshimtë të Bllokut A3 dhe A5.

“Sot, kam pranuar ftesë nga Policia e Kosovës, gjegjësisht Departamenti për Krime dhe Korrupsion, për të dorëzuar dyshimet dhe pyetjet që i kemi ngritur në konferencë për media në lidhje me rënien e dyshimtë të Bllokut A3 dhe A5.

Ftoj të gjithë njohësit e fushës së energjisë, secilin punëtor të KEK dhe KEDS dhe çdo qytetar që mund të ketë informata shtesë në lidhje me këtë çështje dhe çështje të tilla që t’i dorëzojë tek unë. Të gjitha informatat do të trajtohen në konfidencialitet të plotë. Nesër, gjatë ditës, gjetjet tona do t’i dorëzojmë në Polici”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Lexo po ashtu PSD pretendon se rënia e bllokut A3 dhe A5 ishte e qëllimshme

Ai ka shtuar se kërkesës së tyre për hetim, transparencë, llogaridhënie dhe vendosje të drejtësisë duhet t’i shkojmë deri në fund.

Molliqaj ditë më parë në një konferencë për media kishte deklaruar se ënia e bllokut A3 dhe A5 ka qenë e qëllimshme dhe e shkaktuar nga KEDS në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe menaxhmentin e ri të KEK-ut.

“Sipas asaj që ne kemi informacione dhe që kërkojmë menjëherë një hetim të organeve përgjegjëse dhe ekspertëve të fushës, rënia e bllokut A3 dhe A5 brenda të njëjtit sekond duket që ka qenë e qëllimshme dhe e shkaktuar nga KEDS”, kishte deklaruar Molliqaj. /Telegrafi/

 

Exit mobile version