Site icon Telegrafi

Presioni për Asociacionin, Qeveria nuk tregon nëse kanë hartuar draft-statutin

Zyrtarët amerikan janë duke vazhduar që të kërkojnë nga pala kosovare versionin e saj për Asociacionin. Obligimet e tyre ju ua kujtuan edhe një herë dy senatorë amerikan që erdhën gjatë së hënës në Kosovë. Për njohësit e çështjeve politike, Kosova duhet të tregoj se nuk është kundër kësaj teme por të tregoj se çdo gjë duhet të bëhet në pajtueshmëri më ligjet dhe kushtetutën e Kosovës.

Atë që e kërkoi ditë më parë në Podgoricë emisari amerikan Gabriel Escobar, senatorët e ritheksuan edhe një herë, gjatë së hënës në Prishtinë.

“Kosova sa më parë të konkretizojë Asociacionin”, ishte mesazhi i qartë që u tha dje në zyrën e Presidentes Vjosa Osmani dhe atë të kryeministrit Albin Kurti.

Përpjekje nga ndërmjetësuesit e dialogut Kosovë-Serbi, që palët t’i realizojnë marrëveshjet e arritura, nuk janë të panjohura për Kosovën.

Sipas analistëve çdo marrëveshje që është në kuadër të ligjeve të Kosovës e Kushtetutës, duhet të realizohet, në të kundërtën duhet të shikohet.

“Unë konsideroj se Qeveria e Kosovës duhet të largojë fajin prej vetës dhe të kërkoj  themelim të Asociacionit vetëm sipas marrëveshjeve të kaluara sepse vetëm ashtu do të mbrojnë Kosovën dhe nuk do të tejkaloj obligimet kushtetuese dhe ligjore, andaj Kosova duhet të ketë një përgjigje më të qartë dhe të tregoj se nuk është kundër themelimit të Asociacionit”, ka thënë analisti Visar Xani.

Për dallim nga Xani, deklarata e senatorëve amerikanë sipas Gazmir Racit më shumë janë të drejtuara për palën serbe.

“Kosova ka qenë e gatshme që nga takimi i Ohrit të dal më një draft të ri për statusin e Asociacionit, Kosova ishte e gatshme edhe në Bruksel ku prezantoj parimet dhe modelin Kroat, andaj unë pres që Bashkimi Evropian të dal më një propozim të ri”, ka thënë Raci.

Televizioni prej ditësh ka pyetur Zyrën e Kryeministrit nëse kanë gati një version për draft-statutin e Asociacionit, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje për këtë çështje./RTV Dukagjini/

Exit mobile version