Telegrafi

Presioni është te Zidane – Real Madridi mendon shkarkimin e francezit, me dy super trajnerë në listë

Real Madridi është duke menduar që të shkarkojë Zinedine Zidanen nga posti i trajnerit në rast se nuk arrijnë të kalojnë fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Los Blancos u mposhtë 2-0 në udhëtim te Shakhtar Donetsku, duke rrezikuar kështu kalimin e grupit, derisa tani u duhet fitorja ndaj Borussia Monchenlgadbachut.

Lexo po ashtu Super kompjuteri parashikon se cila skuadër do e fitojë Ligën e Kampionëve për edicionin 2020/21

Në rast se skuadra spanjoll e humbë takimin ndaj gjermanëve, atëherë shkarkimi i Zidanes pritet të ndodhë në fund të këtij muaji.

Florentino Perez i ka befasuar francezit afatin kalimtar, derisa Eden Hazard duket të jetë prurje e dështuar nga Chelsea.

Presidenti i Real Madridit është duke menduar që të shkarkojë Zidanen, derisa Massimilano Allegri dhe Mauricio Pochettino janë në listë.

Lexo po ashtu Real Madridi në probleme të mëdha me transferimet e fundit

Dy super trajnerët janë aktualisht pa punë dhe mezi presin të marrin drejtimin e një skuadre siç është ajo madrilene.

Ish-strategu i Juventusit dhe ai i Tottenhamit, janë të gatshëm që të marrin postin e trajnerit te Real Madridi nëse u vije mundësia në fund të këtij viti. /Telegrafi/