Real Madridi është duke menduar që të shkarkojë Zinedine Zidanen nga posti i trajnerit në rast se nuk arrijnë të kalojnë fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
Los Blancos u mposhtë 2-0 në udhëtim te Shakhtar Donetsku, duke rrezikuar kështu kalimin e grupit, derisa tani u duhet fitorja ndaj Borussia Monchenlgadbachut.
Në rast se skuadra spanjoll e humbë takimin ndaj gjermanëve, atëherë shkarkimi i Zidanes pritet të ndodhë në fund të këtij muaji.
Florentino Perez i ka befasuar francezit afatin kalimtar, derisa Eden Hazard duket të jetë prurje e dështuar nga Chelsea.
Presidenti i Real Madridit është duke menduar që të shkarkojë Zidanen, derisa Massimilano Allegri dhe Mauricio Pochettino janë në listë.
Dy super trajnerët janë aktualisht pa punë dhe mezi presin të marrin drejtimin e një skuadre siç është ajo madrilene.
Ish-strategu i Juventusit dhe ai i Tottenhamit, janë të gatshëm që të marrin postin e trajnerit te Real Madridi nëse u vije mundësia në fund të këtij viti. /Telegrafi/