Telegrafi

Presidentja Vjosa Osmani dëgjon hitin e Rita Orës “Anywhere” pas përmbylljes së vizitës zyrtare në Gjermani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka qëndruar këto ditë në vizitë zyrtare në Gjermani, ka treguar edhe një herë mbështetjen e saj për artistet shqiptare me famë botërore.

Teksa filloi ditën e dytë të vizitës zyrtare duke dëgjuar një nga hitet më të njohura të yllit të muzikës, Dua Lipa “Levitating”, Osmani ka vendosur që ditën ta përmbyll me një tjetër emër të njohur shqiptar në botë, Rita Orën.

Pas përfundimit të vizitës në shtetin gjerman, Vjosa ka publikuar një video në InstaStory, teksa në makinë dëgjohej kënga “Anywhere” e Rita Orës.

Foto: Vjosa Osmnai/InstaStory

“Duke përmbyllur vizitën zyrtare në Gjermani me një këngë të Rita Orës”, ka shkruar Osmani në mbishkrimin e videos së postuar në llogarinë e saj të Instagram-it.

Të njëjtën video më pas e bëri ri-post edhe 30-vjeçarja, Rita, për fansat e saj në Instagram, si shenjë falënderimi për përkrahjen nga presidentja.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Kujtojmë që si Rita Ora, ashtu edhe Dua Lipa kanë treguar mbështetjen e tyre për Vjosa Osmanin, që kur ajo erdhi në postin e presidentes së Kosovës. /Telegrafi/