Site icon Telegrafi

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Mbretërisë Belge

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë Belge, Gregoire Cuvelier, me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se Osmani e uroi ambasadorin për detyrën, ndërkaq ambasadori Cuvelier, shtoi se nga ana e tij do të ketë edhe angazhim më të madh në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

“Në këtë takim, të dy palët theksuan raportet shumë të mira mes dy shteteve tona dhe thellimin e mëtejmë të raporteve tona, me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekonomik dhe  përkrahjen e rrugës evropiane për Kosovën”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, presidentja falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit Belg ndaj Republikës së Kosovës, si dhe njoftoi nga afër ambasadorin Cuvelier lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë dhe aktin e agresionit që ka kryer Serbia me 24 shtator në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version