Në prag të festave të fundvitit, presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani është duke qëndruar në veri të Mitrovicës.
Osmani në sheshin e veriut të Mitrovicës iu ka shpërndarë dhurata fëmijëve, si dhe ka vizituar Drejtorinë e Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut.
Osmani vizitën që po ia bën veriut të Kosovës është e shoqëruar me Ministrin e Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha si dhe kryetarin e veriut të Mitrovicës, Erden Atiq.
Presidentja po ashtu ka vizituar një familje në lagjen “Kroi i Vitakut”, në veri të Mitrovicës.
Ndryshe, kjo është vizita e parë e Osmanit në veri, pas sulmit të 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, komunë kjo me shumicë serbe në veri të vendit. /Telegrafi/