Presidentja e Republikëss së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur në takim nënën e këngëtares me famë botërore, Rita Ora, Vera Sahatçiu – Ora.
Dy gratë janë takuar në zyrën presidenciale, ku ndër të tjerash kanë diskutuar për tema që prekin shëndetin mendor.
Ka qenë vet nëna e yllit ndërkombëtar, psikiatrja Sahatçiu – Ora, ajo e cila ka publikuar në InstaStory disa fotografi nga takimi.
“E nderuar të takohem dhe të diskutoj me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani”, ka shkruar Vera në mbishkrimin e fotografisë së saj.
Tutje, ajo ka rishpërndarë edhe një tjetër imazh të publikuar nga këshilltarja e presidentes, ku ndër të tjerash Sahatçiu – Ora shkroi: “Ne duam, shpërndajmë dhe ndërtojmë eksperienca të reja me Presidenten e Kosovës”.
Rita Ora përndryshe është e shpallur Ambasadore Nderi e Kosovës në vitin 2015, në atë kohë nga ish-Presidentja e atëhereshme, Atifete Jahjaga.
Ajo do të jetë në kryqytetin shqiptar, në Tiranë më 6 shtator për një koncert të madh në sheshin “Skënderbej”. /Telegrafi/