Site icon Telegrafi

Presidentja Osmani ftohet nga Macron në Lojërat e Olimpike “Paris 2024”

Presidentja, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është ftuar nga i pari i Francës, Emmanuel Macron në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani shtoi se do të jete në përkrahje të ekipit tonë që merr pjesë po ashtu në olimpiadë.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë (pa ndërhyrje):

Në prag të hapjes së lojërave olimpike #Paris2024, u ftuam nga Presidenti Macron në Samitin e liderëve botërorë për sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Kosova beson në fuqinë transformuese të sportit dhe do të jetë përherë në mbështetje të atyre që promovojnë vlerat, të cilat i mishëron sporti. Prandaj jemi të gjithë bashkë në përkrahje të ekipit të artë të sportistëve tanë me besimin e plotë në përfaqësimin e dinjitetshëm të shtetit tonë. /Telegrafi/

Exit mobile version