Telegrafi

Osmani: 20 mijë gratë e dhunuara nga regjimi gjenocidal serb bart rrëfimin e trishtë të historisë së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim një delegacion të Rrjetit Global të Viktimave dhe të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës nga Ukraina dhe Kolumbia.

Osmani me këtë rast ka theksuar se historia më e re e Kosovës bart në vete rrëfimin e trishtuar të mbi 20 mijë grave të dhunuara gjatë luftës së vitit 1999 nga regjimi gjenocidal i Serbisë.

“Historia më e re e Kosovës bart në vete rrëfimin e trishtë të mbi 20 mijë grave të dhunuara gjatë luftës së vitit 1999 nga regjimi gjenocidal i Serbisë”, shkruan Osmani në Facebook.

Ajo shton se përvoja e Kosovës mund ta ndihmojë Ukrainën në trajtimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale.

“Prita një Delegacion të Rrjetit Global të Viktimave dhe të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës nga Ukraina dhe Kolumbia. Përvoja e Kosovës mund ta ndihmojë Ukrainën në trajtimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale. Populli i Kosovës është në krah të popullit ukrainas dhe do të vazhdojë mbështetjen ndaj tij me të gjitha mundësitë”, përfundon ajo. /Telegrafi/