Site icon Telegrafi

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen të enjten viziton Kosovën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nesër (enjte) do të vizitojë Kosovën në kuadër të turneut të saj në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Presidentja von der Leyen do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Bashkë me kryeministrin Kurti dhe ministret Artane Rizvanolli dhe Arbërie Nagavci do të vizitojnë një projekt të financuar nga BE-ja për efiçiencën e energjisë.

Exit mobile version