Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është përfshirë në një aksident me makinë, ka deklaruar zëdhënësi i tij.
Sergii Nykyforov tha në një deklaratë të shkurtër se një makinë pasagjerësh u përplas me automjetin presidencial dhe eskortën e tij në kryeqytetin Kiev.
Incidenti ndodhi të mërkurën, transmeton Telegrafi.
“Presidenti u ekzaminua nga një mjek, nuk kishte pësuar lëndime serioze”, tha ai.
Shoferi i makinës që u përplas me autokolonë u mjekua në vendngjarje dhe u largua me autoambulancë.
Nykyforov tha se të gjitha rrethanat e aksidentit të trafikut po hetoheshin nga oficerët e zbatimit të ligjit. Ai nuk dha detaje të tjera.
Kjo vjen pasi Presidenti Zelensky, 44 vjeç, vizitoi të mërkurën qytetin e çliruar të Izyum, një qendër kryesore logjistike në Ukrainën verilindore.
Ai falënderoi trupat që morën pjesë në një kundërsulm të shpejtë kundër pushtuesve rusë dhe mbikëqyri një ceremoni të ngritjes së flamurit
Ditët e fundit, ushtria e Ukrainës ka rimarrë pjesë të territorit të pushtuar, duke i detyruar trupat ruse të tërhiqen. /Telegrafi/