Telegrafi

Presidenti ukrainas thotë se sulmi rus në centralin bërthamor është terror i paprecedent

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se përpjekjet e Kremlinit për ta marrë nën kontroll vendin duke hedhur bomba mbi centralin bërthamor, ishte thjesht terror i paprecedentë, ku sërish shfrytëzoi rastin për t’i bërë thirrje NATO për zonën e kufizimit të fluturimit mbi vendin e tij.

Forcat ruse tani kanë okupuar centralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë. Tanket ruse sipas Zelenskyt, e dinin se po shtinin drejt mbi centralin bërthamor, transmeton Telegrafi.

Madje ai ka tërhequr një paralele mes katastrofës së vitit 1986 në Çernobil, që konsiderohet si aksidenti më i keq bërthamor, por deri më tani nuk ka ndonjë indikacion se ndonjë nga gjashtë reaktorët në Zaporizhzhia janë dëmtuar nga granatimet ruse.

Zelensky edhe një herë i ka bërë thirrje NATO-s që të krijojë një zonë të kufizimit për fluturime mbi Ukrainë – duke theksuar se një mbyllje e tillë e qiellit mbi Ukrainë është mëse e nevojshme. /Telegrafi/