Site icon Telegrafi

Presidenti ukrainas thotë se nuk ka parë ndonjë tërheqje të trupave ruse pavarësisht pretendimeve të Kremlinit

Presidenti i Ukrainës tha të mërkurën se nuk kishte parë ndonjë tërheqje të trupave ruse, pavarësisht se Rusia tha një ditë më parë se po tërhiqte disa trupa prej kufirit ukrainas.

Volodymyr Zelensky i tha bbc-së se “Të jemi të sinqertë, ne reagojmë ndaj realitetit që kemi dhe nuk shohim ende ndonjë tërheqje. Sapo dëgjuam për këtë”.

Ai shtoi se tërheqja e trupave ruse do të ishte diçka që të gjithë do të mund ta shihnin, jo vetëm ushtria. Zelensky ka vizituar sot disa prej trupave ushtarake ukrainase në terren.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë publikoi të martën pamjet që duket se tregojnë arsenalin ushtarak që po largohet nga kufiri ukrainas.

“Por tani për tani, janë vetëm deklarata”, tha i pari i shtetit ukrainas, transmeton Telegrafi.

Rusia të martën nuk specifikoi sesa trupa po tërhiqte dhe vendet e tjera kanë qenë skeptike.

Lexo po ashtu NATO thotë se Rusia po vazhdon me vendosjen ushtarake rreth Ukrainës, pavarësisht pretendimeve të Kremlinit për tërheqje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të mërkurën se nuk kishin parë asnjë provë të tërheqjes së trupave ruse – dhe se në fakt dukej sikur Rusia po rrit praninë e saj.

Presidenti Joe Biden tha të martën se SHBA nuk kishte qenë në gjendje të verifikonte pretendimin e Rusisë se po tërhiqte disa trupa.

SHBA dhe Britania e Madhe kishin paralajmëruar në fillim të kësaj jave se një pushtim nga Rusia mund të ndodhë brenda disa ditësh. /Telegrafi/

Exit mobile version