Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pyeti se pse Rusia e shihte si një “kërcënim” një maternitet dhe spital për fëmijë, në një video-mesazhin e publikuar në rrjetet sociale.
Videoja vjen pasi një maternitet në Mariupol u bombardua më herët gjatë ditës.
“Bombat ruse ranë në një spital dhe maternitet në Mariupol. Një spital fëmijësh, një maternitet që punon, ato ndërtesa janë të rrënuara!”, tha presidenti.
“Spitali i fëmijëve? Materniteti? Pse ishin një kërcënim për Federatën Ruse? Çfarë vendi është Federata Ruse që ka frikë nga spitalet, ka frikë nga maternitetet dhe i shkatërron ato?”, pyeti ai.
Zelensky tha se të paktën 17 persona u plagosën në sulm dhe autoritetet po vazhdojnë të kalojnë rrënojat për viktima të tjera.
Rusia pretendon se Ukraina po krijonte pozicione luftarake në spital, diçka që CNN nuk ka qenë në gjendje ta verifikojë.
Disa orë para se të bombardohej materniteti në Mariupol, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova akuzoi Ukrainën për vendosjen e pozicioneve luftarake në spital. /Telegrafi/