Telegrafi

Presidenti ukrainas publikon pamjet kur raketa ruse godet qendrën tregtare në Kremenchuk

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pretendon se Rusia qëllimisht ka sulmuar qendrën tregtare në Kremenchuk, duke publikuar pamjet e momentit të sulmit.

“Sot, dua t’i jap fund këtij adresimi me një pjesës të provave – që askush të mos merr guximin të thotë se sulmi me raketa në qendrën tregtare në Kremenchuk ishte i rastësishëm”, tha Zelensky, transmeton Telegrafi.

“Raketa ruse goditi këtë objekt të vjetër, dhe atë qëllimisht. Duket se ata kishin marrë urdhër të drejtpërdrejtë. Vrasësit rusë kishin koordinatat e sakta për ta lëshuar atë raketë. Ata deshën që të vrasin sa më shumë njerëz të jetë e mundur, në një qytet paqësor – në një qendër të zakonshme tregtare. Për akt terrorizmi dhe për shumë tjerë, Rusia do të jetë përgjegjëse”, shtoi presidenti ukrainas.

Lexo po ashtu Johnson: Nëse Putini do të ishte grua nuk do ta kishte pushtuar Ukrainën

Kujtojmë që sulmi mbi qendrën tregtare ndodhi të hënën pasdite, kur raketa ruset e goditën objektin, brenda të cilit në ato momente kishte mbi 1.000 civilë.

Si pasojë e këtij sulmi humbën jetën mbi 18 civilë dhe mbi 40 tjerë u lënduan. Në anën tjetër, ekipet e shpëtimit janë akoma në kërkim të shumë tjerëve që po konsiderohen të zhdukur. /Telegrafi/