Telegrafi

Presidenti i UFC-së, White: McGregor i ka paratë për t’u pensionuar

Conor McGregor dhe Dana White (Foto: Vaughn Ridley/Getty Images/Guliver)

Presidenti i Ultimate Fighting Championship (UFC), Dana White, ka bërë një deklaratë pas vendimit të Conor McGregor për t’u pensionuar nga artet e përziera marciale (MMA).

Irlandezi i famshëm i ka befasuar të gjithë me vendimin e tij për t’u larguar nga UFC në moshë 30 vjeçare.

Conor McGregor dhe Dana White (Foto: Steven Ryan/Getty Images/Guliver)

“Ai i ka paratë për t’u pensionuar dhe uiski i tij po arrin sukses. Gjithçka është e kuptueshme. Po të isha si ai, do të pensionohesha edhe unë”.

“Po pensionohet nga duelet, jo nga puna. Uiski (kompania e tij) do ta mbajë të angazhuar dhe jam i sigurt se ka edhe gjëra të tjera me të cilat po merret”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Conor McGregor

“Ka qenë interesante ta shohësh duke u ndeshur. Ai ka arritur gjëra të mëdha në këtë sport. Jam shumë i lumtur për të dhe pres ta shoh duke arritur suksese edhe jashtë ‘Tetëkëndëshit’, ashtu siç ka qenë i suksesshëm brenda tij”, ka thënë White. /Telegrafi/