Presidenti i Ultimate Fighting Championship (UFC), Dana White, ka bërë një deklaratë pas vendimit të Conor McGregor për t’u pensionuar nga artet e përziera marciale (MMA).
Irlandezi i famshëm i ka befasuar të gjithë me vendimin e tij për t’u larguar nga UFC në moshë 30 vjeçare.
“Ai i ka paratë për t’u pensionuar dhe uiski i tij po arrin sukses. Gjithçka është e kuptueshme. Po të isha si ai, do të pensionohesha edhe unë”.
“Po pensionohet nga duelet, jo nga puna. Uiski (kompania e tij) do ta mbajë të angazhuar dhe jam i sigurt se ka edhe gjëra të tjera me të cilat po merret”.
“Ka qenë interesante ta shohësh duke u ndeshur. Ai ka arritur gjëra të mëdha në këtë sport. Jam shumë i lumtur për të dhe pres ta shoh duke arritur suksese edhe jashtë ‘Tetëkëndëshit’, ashtu siç ka qenë i suksesshëm brenda tij”, ka thënë White. /Telegrafi/