Telegrafi

Presidenti i UFC-së, White: Kjo nuk ka të bëjë me sportin, jam i zhgënjyer

Khabib Nurmagomedov, Dana White dhe Conor McGregor (Photo by Steven Ryan/Getty Images)

Kreu u UFC-së, Dana White, nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij pas incidenteve që ndodhën pas meçit ndërmjet Khabib Nurmagomedovit dhe Conor McGregorit.

Rusi i pamposhtur fitoi ndaj ish-kampionit në duelin e zhvilluar në kuadër të UFC 229 në Las Vegas.

Mirëpo, të gjithë vëmendjen e morën incidentet pas përballjes mes tyre. Khabib i sulmoi anëtarët e ekipit të irlandezit, ndërkohë që edhe pjesëtarë të ekipit të tij e sulmuan McGegorin.

Lexo po ashtu Lajmet për meçin Khabib v McGregor

“Është një natë e keqe për mua dhe për njerëzit që i kanë mbuluar ngjarjet. E dimë se kjo nuk ka të bëjë me sportin. Tash për tash nuk jam në disponim të mirë”.

“Jam i zhgënjyer. Jam njëri prej atyre që kanë punuar për 18 vite për ta sjellë këtë sport këtu ku është sot”.

“Është diçka shumë personale për mua. Kam punuar aq shumë për një kohë shumë të gjatë. Është tejet zhgënjyese”.

“Duhej të përfundonte me Khabibin duke dalë si kampion, por nuk ndodhi kështu”, ka thënë White pas duelit. /Telegrafi/