Presidenti i UFC-së, Dana White, ka dhënë një deklaratë shokuese në mëngjesin e sotëm.
Sipas tij Conor McGregor mund të mos ngjitet më në kafaz.
“Ne po negociojmë me të, por nuk e dimë nëse ai ka dëshirë të rikthehet më në kafaz. Ai fitoi 100 milionë dollarë nga një ndeshje boksi, çfarë kërkoni më shumë”.
“Ka njerëz që punojnë gjithë jetën, duke u bërë avokatë dhe nuk i fitojnë dot gjithë ato parà. Paraja ndryshon gjithçka, megjithatë ne do të vazhdojmë të bisedojmë me të”.
“Sa herë që flasim për Conor McGregor asnjëherë nuk e dimë se si do të shkojnë ngjarjet. Është unik, e dua shumë atë djalë, është argëtues… por kur sheh se ka bërë gjithë ato parà, të cilat i ka merituar”.
“Ne nuk mund ta paguajmë Conor aq shumë sa ai kërkon”.
Ai u shpreh se dënimi që ka marrë irlandezi, pas incidentit në Bellator 187, kur u ngjit në kafaz dhe sulmoi e ofendoi gjyqtarin, nuk ka lidhje me situatën e krijuar.
“Ne donim që ai të kthehej në kafaz në fund të këtij viti, por Conor nuk ishte gati”, ka thënë në fund Dana White.
Që nga viti 2016, irlandezi nuk ka zhvilluar asnjë meç në UFC, kur ishte shpallur kampion. /Telegrafi/