Site icon Telegrafi

Presidenti i UFC-së, Dana White: Conor McGregor do të rikthehet

Pasi njoftoi tërheqjen nga artet marciale të përziera (MMA) dhe më pas ngacmoi tifozët për një kthim të mundshëm, presidenti i UFC-së, Dana White, ka pohuar për një rikthim të Conor McGregorit.

Duke folur për CNN-in, ai konfirmoi se së shpejti irlandezi do të rikthehet në oktogon për t’u ballafaquar me kundërshtarët e radhës.

“Conor McGregor do të luftojë sërish”, tha White, duke shtuar se do të mirëpriste një takim me “luftëtarin” për të diskutuar rreth të ardhmen së tij.

“Unë dhe Conor komunikojmë çdo ditë, ne kemi folur gjatë gjithë kësaj jave. Gjërat janë në rregull me Conorin. Ai pëlqen të jetë në një pozicion të mirë dhe bën atë që dëshiron të bëjë”, pohoi ai.

Kujtojmë se ylli i UFC-së përmes llogarisë zyrtare në Twitter ka konfirmuar se ka përfunduar karrierën prej luftëtari brenda tetëkëndëshit.

“Hej të gjithë, kam një njoftim të shpejtë. Kam vendosur të dal sot në pension nga sporti i njohur zyrtarisht si ‘Mixed Martial Art’”, shkroi McGregor dhe më tutje shtoi,”Uroj të gjithë kolegët e mi të vjetër të shkojnë përpara në garë”.

“Tani bashkohem me ish-partnerët e mi në këtë sipërmarrje, tashmë të pensionuar. Pina Colada e duhur për mua!”, shkroi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version