Telegrafi

Presidenti i UEFA-s e lë Italinë me ‘gishta në gojë’ për organizimin e Euro 2032

Italia është një nga vendet kandidate për organizimin e Euro 2032, kompeticion për të cilin janë në garë edhe Turqia e Rusia. Vendimi final do të merret në shtatorin e vitit të ardhshëm.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, në një prononcim për GDS ka folur rreth situatës problematike që ekziston në stadiumet italiane, shumica e të cilëve janë rinovuar për herë të fundit në vitin 1990.

“Italia nuk ka një stadium që mund të presë finalen e Ligën e Kampionëve, është e pabesueshme! Turqia është një rival i fortë. Kam biseduar shumë me Gravinën (presidenti i FIGC)”.

Lexo po ashtu Për ta bërë më atraktive, UEFA synon të jetësojë planin e "çmendur" për kualifikim në Ligën e Kampionëve

“Besoj se edhe qeveria e bashkitë e kanë kuptuar rëndësinë e organizimit të një Evropiani, por stadiumet kanë nevojë për garanci të forta”, ka deklaruar Ceferin.

Duket se UEFA nuk është e bindur nga infrastruktura e stadiumeve italiane dhe u ka bërë me dije se vështirë se mund ta fitojnë një organizim të tillë.

Përveç stadiumeve si “San Siro”, “Allianz Stadium” dhe “Olimpicoa”, stadiumet tjera lënë shumë për të dëshiruar, kur flasim për organizimin e Kampionatit Evropian. /Telegrafi/