Presidenti i UEFA-s tha se Real Madrid nuk po e pret vendimin mbi çështjen financiare të Paris Saint-Germain.
Në një intervistë me gazetën Ekipa në shtëpinë e tij në Slloveni, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin thotë se vendimi nëse parisienët e kanë shkelur rregullat financiare të lojës së drejtë, do të marrë pak kohë dhe se Real Madridi nuk po e pret vendimin.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Evropës gjithashtu iu përgjigj pyetjeve rreth VAR në Ligën e Kampionëve.
“Vendimi në lidhje me PSG do të merret më vonë. Nuk është e vërtetë që Real Madridi është duke e pritur vendimin”, tha ai.
PSG e bleu Neymarin për një rekord rekord botëror prej 222 milionë eurosh verën e kaluar dhe pasoi atë me një transferim prej 180 milionë eurosh të Kylian Mbappe, që ishte një hua me një pagesë të shtyrë.
Mediat e huaja raportuan gjatë ditëve të kaluara se madrilenët do të blejnë njërin prej yjeve të lartcekura në rast se dënohet kampioni francez.
Fillimisht, PSG nuk u hetua për ndonjë shkelje të rregullores, por më pas u rihapën hetimet rreth shpenzimeve të tyre.
Cerefin tha se “nuk kanë folur për këtë” kur u pyetën për VAR në Ligën e Kampionëve. “Unë nuk jam ende i bindur nga VAR-i, ka gjëra që ende nuk janë të qarta. Ne e dimë se një ditë do të të jetë e nevojshme për të përdorur VAR-in, por kur jemi gati”, tha slloveni.
Theksojmë se Ceferin ka filluar një fushatë për një mandat të dytë si president i UEFA-s. /Telegrafi/