Site icon Telegrafi

Presidenti Thaçi mban konferencë për media

Pas zhvillimeve të fundit në vend, presidenti i vendit, Hashim Thaçi do të mbajë një konferencë për media.

Thaçi konferencën për media do ta mbajë në ora 11:30.

Ndryshe, të mërkurën për nëntë orë është bastisur shtëpia e ish zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi.

Ai është nisur po dje në Hagë dhe është në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Disa orë pas konfirmimit të aktakuzës ndaj Krasniqit, aktakuza i është konfirmuar edhe Rexhep Selimit, ish anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Ndërkaq, sot aktakuza iu konfirmua edhe Kadri Veselit.

Veseli këtë e konfirmoi përmes një deklarate për media. Ai bëri të ditur se derisa të jetë procesi gjyqësor, tërhiqet nga të gjitha aktivitetet publike e politike. /Telegrafi/

 

Exit mobile version