Telegrafi

Presidenti i Sassuolos, Carnevali: Chelsea ka klauzolë riblerje për Bogan

Jeremie Boga (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Presidenti i Sassuolos, Giovanni Carnevali ka konfirmuar se kontrata e sulmuesit të talentuar, Jeremie Boga, mbart një klauzolë të riblerjes nga Chelsea.

Boga kaloi nëntë vjet në ekipin londinez, duke u bashkuar në akademinë e Chelseat në vitin 2009, dhe fitoi një numër të trofeve te të rinjtë, përfshirë dy Kupa FA, titullin e ligës dhe UEFA Ligën e të rinjve.

Hapësirat e pakta bënë që Blutë të lejojnë largimin e sulmuesit të talentuar drejt klubit italian, Sassuolo.

Lexo po ashtu Talenti i Sassuolos, Jeremie Boga shënon njërin nga golat më të bukur këtë sezon

Megjithatë, Chelsea e dinte që lojtari mund të kishte një të ardhme pasi futi një klauzolë riblerje në transferimin e tij te Sassuolo duke i lejuar ata të ri-nënshkruajnë për 3.5 milionë funte, po aq sa e shitën.

Boga shënoi një supergol ndaj Romës (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Carnevali tani ka konfirmuar se një marrëveshje me të vërtetë mund të ndodhë në fund të sezonit.

“Chelsea mund ta riblej Bogan në qershor”, ka thënë fillimisht presidenti i Sassuolos për Goal.

Lexo po ashtu Barcelona e dëshiron Jeramie Bogan, por Chelsea ka klauzolë shumë të ulët për ta riblerë atë

“Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyeshme me klubin dhe i kemi takuar tashmë ata para Krishtlindjeve – për biznesin tjetër”.

“Ata mund ta marrin atë përsëri, por ne gjithashtu mund të ri-nënshkruajmë atë, gjithçka është e hapur”, përfundoi Carnevali. /Telegrafi/