Site icon Telegrafi

Presidenti i Sampdorias zbulon dy skuadrat që e duan sulmuesin Schick

Patrick Schick nuk ka asnjë problem shëndetësorë dhe kjo më është konfirmuar.

Por reprezentuesi çek nuk do të mbetet më tek skuadra e Sampdorias.

Pasi dështoi kalimi i tij në Juventus, Sampdoria po pret oferta të tjera për sulmuesin e talentuar.

21-vjeçari ka zgjuar interesimin e dy gjigantëve tjerë italian Romës dhe Interit.

Ka qenë presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero që ka konfirmuar interesimin e dy skuadrave për yllin e skuadrës.

“Është e vërtetë që Roma dhe Inter e duan me çdo kusht transferimin e Schick”.

“Lojtari nuk ka asnjë problem dhe ne presim oferta mbi 30 milionë euro për ta lënë të lirë atë”, ka deklaruar Ferrero. /Telegrafi/

Exit mobile version