Telegrafi

Presidenti i Sampdorias thotë se Schick e do me zemër Interin

Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero, ka aluduar se Patrik Shick me shumë mundësi do të kalojë te Interi pasi që zemra e tij nuk e do Juventusin.

Schick mbetet lojtar i Sampdorias pasi transferimi i tij te Juve dështoi në teste mjekësore, e Interi ka shprehur gatishmëri ta transferojë.

“A mund të qëndrojë? Natyrisht, edhe pse në futboll nuk ka 100 për qind”.

“Schick është mirë, ai ka pasur pak grip. Një gjë që shpejt kalon. Interi ose Juve? Ai shkon aty ku e do zemra e tij. Nuk mendoj se do të jetë Juventusi”, u shpreh Ferrero. /Telegrafi/