Telegrafi

Presidenti i Rizesporit: Muriqi do të na kënaq me para, por ende nuk ka ofertë serioze

Vedat Muriqi (Foto: Twitter/Çaykur Rizespor)

Vedat Muriqi është njëri nga sulmuesit më të kërkuar në kampionatin turk.

Sulmuesi nga Kosova ka shkëlqyer këtë edicion duke shënuar 17 gola dhe duke asistuar në tetë të tjerë.

E falë këtyre statistikave, për Muriqin interesim kanë shprehur skuadrat të mëdha turke dhe të njohura në kampionatet evropiane.

Istanbul Basaksehir, Besiktas dhe Galatasaray janë skuadrat turke që e duan lojtarin.

Ndërkohë Muriqi po kërkohet edhe nga Toulouse në Ligue 1 si dhe Levante e Celta Vigo në La Liga.

Vedat Muriqi (Foto: FFK-Kosova/Facebook)

Presidenti i i Rizespor, Hasan Kartal ka thënë se Muriqi do ta pasurojë skuadrën e tij, por që deri më tani ende nuk ka ardhur ndonjë ofertë serioze.

“Muriqi do të na kënaq me para, por deri më tani ende nuk ka ardhur ndonjë ofertë serioze”, ka deklaruar Kartal.

Rizespor synon që të fitojë rreth pesë milionë euro nga shitja e Muriqit. /Telegrafi/