Site icon Telegrafi

Presidenti polak thotë se Rusia po tenton të shfaros popullin ukrainas

Presidenti polak Andrzej Duda thotë se është pajtuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, se veprimet e Rusisë në periferi të Kievit dhe në rajone tjera të vendit janë gjenocid.

“Është e vështirë të mohohet kjo”, tha ai për CNN, duke shtuar se “është krim që përmbush të gjitha kriteret e gjenocidit – në veçanti nëse e shikoni në kontekstin e bisedave që janë zhvilluar”, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Zelensky: Rusia po fsheh provat e vrasjes së civilëve në rajonet e okupuara në Ukrainë

“Qëllimi i pushtimit është fare i thjesht – të shfaroset popullit ukrainas”, tha ndër tjera Duda.

Në anën tjetër Ukraina prej më shumë se një muaji, po ballafaqohet me luftime të ashpra kundër ushtrisë ruse. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version