Site icon Telegrafi

Presidenti polak: Falë heroizmit ukrainas dhe mbështetjes së aleatëve, Kievi nuk ka rënë

Presidenti polak, Andrzej Duda falënderoi të martën presidentin amerikan, Joe Biden, Shtetet e Bashkuara dhe Kongresin amerikan për mbështetjen e vazhdueshme që po japin për Ukrainën.

I pari i shtetit të Polonisë së bashku me homologun amerikan kanë mbajtur nga një fjalim jashtë Kështjellës Mbretërore në Varshavë, Poloni.

“Ndërsa filloi pushtimi rus në shkallë të plotë, të gjithë menduan se Ukraina do të binte brenda 72 orëve, brenda tre ditëve”, tha ai, duke falënderuar “heroizmin e mbrojtësve të Ukrainës” dhe “mbështetjen e dhënë Ukrainës nga bota e lirë”, raporton cnn.

Lexo po ashtu Biden me fjalim të fuqishëm në Poloni: Ukraina kurrë nuk do të jetë një fitore për Rusinë

Duda po fliste para një turme të madhe të njerëave pas takimit me liderin amerikan në kryeqytetin polak, ndërsa Biden ka nisur një turne në rajon para përvjetorit të parë të pushtimit brutal dhe të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia.

“Rroftë Ukraina e lirë. Rroftë aleanca e Republikës së Polonisë me Shtetet e Bashkuara, rroftë NATO, rroftë bota e lirë, rroftë Polonia. Nuk ka liri pa solidaritet”, shtoi Duda.

Ndryshe, Biden mbajti një fjalim të fuqishëm, ku ndër të tjerash deklaroi se Ukraina kurrë nuk do të jetë një fitore për Rusinë. /Telegrafi/

Exit mobile version