Site icon Telegrafi

Presidenti i Napolit konfirmon largimin e Osimhen gjatë verës, përmend klubet ku ai mund të shkojë

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka konfirmuar se Victor Osimhen do të largohet nga “Stadio Maradona” gjatë afatit kalimtar veror.

Ai ka thënë se klubi e ka ditur që nga vera e vitit të kaluar për vendimin e Osimhen që të largohet përfundimisht nga Napoli.

“Ne e kemi ditur që nga vera e vitit të kaluar, përndryshe negociatat për rinovim të kontratës nuk do të kishin qenë aq të gjata. Ne tashmë e kemi ditur se ai do t’i bashkohet Real Madridit, PSG-së apo ndonjë klubi të Ligës Premier”, ka thënë De Laurentiis.

Sulmuesi nigerian së fundmi nënshkroi një kontratë të re me Napolin sipas së cilës do të ishte lojtar i tyre deri në vitin 2026.

Kjo marrëveshje përfshin një klauzolë lirimi prej 125 milionë eurosh, ku ndër klubet që kanë shprehur më së shumti interesim për ta aktivizuar atë është Chelsea.

Lexo po ashtu "Arsenali nuk ka shanse", agjenti zbulon klubin që mund ta transferojë Osimhenin

Osimhen ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar dy asistime në 13 ndeshje në ligë. Sezonin e kaluar, ai ishte golashënuesi më i mirë i elitës italiane me 26 gola të shënuar në 32 ndeshje, duke ndihmuar Napolin të fitojë titullin e parë të ligës që nga viti 1990.

Jo shumë ditë më parë, ka qenë vet Osimhen i cili në një intervistë kishte thënë se tashmë ka vendosur për hapin e tij të ardhshëm në karrierë, dhe tani De Laurentiis e konfirmon përfundimisht se ‘dashuria’ mes dy palëve ka marrë fund./Telegrafi/

Exit mobile version