Telegrafi

Presidenti Meta dekoron Kukën, Gjakovën dhe Krasniqin me medalje “Nderi i Kombit”

Foto: Driton Toni Kuka/Facebook

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur në zyrën e tij, trajnerin Driton Kuka dhe dy xhudistët e Kosovës, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën.

I pari i shtetit shqiptar ka ndarë medalje “Nderi i Kombit”, për të arriturat që bënë ekipi ynë në Lojërat Olimpike të Tokios që u mbajtën nga muaji korrik deri në gusht.

Distria dhe Nora i sollën Kosovës dy medalje të arta, duke na bërë krenarë të gjithëve me këtë të arritur historike.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kuka ka zbuluar se janë dekoruar nga presidenti Meta:

Dekorata më e lartë e Shtetit tonë Amë 🇦🇱

“Nderi i Kombit” të dekoruar nga Presidenti Ilir Meta!

Nder e krenari e ndjenja të fuqishme sot në Kryqytetin Shqiptar! /Telegrafi/