Presidentin i La Ligas, Javier Tebas, ka sulmuar ashpër klubet italiane, sidomos Interin, por nuk ka lënë pas dore as PSG-n dhe Manchester Cityn.
Kampionati spanjoll ka humbur dy emra të mëdhenj në dy vitet e fundit, kur Neymar u transferua në Francë, ndërsa këtë verë Cristiano Ronaldo u bashkua me Juventusin.
I fundit ishte fakti që Luka Modric kërkonte me ngulm largimin nga Real Madridi, për të shkuar te Interi.
“Ekzistojnë disa klube-shtet, që janë duke shkaktuar inflacion në afatin kalimtar, duke blerë lojtarë për shuma marramendëse”.
“Në disa klube ndodhin gjëra që nuk duhet të ndodhnin dhe këtu i referohem shifrës së shpenzuar nga PSG për Neymar dhe asaj të shpenzuar nga Juventusi për Ronaldon”.
“Gjithashtu më habiti edhe Interi, që nuk ka para, por që ishte gati të joshte Modricin me paga që nuk dihet se nga do vinin”.
“PSG dhe Manchester City janë klube që funksionojnë me mashtrime dhe tifozët e La Ligës duhet ta dinë këtë”, ka thënë Tebas. /Telegrafi/