Telegrafi

Presidenti i La Ligës flet për shanset e Mbappes për t’iu bashkuar Real Madridit

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas është pyetur për shanset e Kyalian Mbappes që mund të luajë në elitën e futbollit spanjoll në sezonin e ardhshëm.

Tashmë është e ditur se sulmuesi francez është shumë i pëlqyer nga Real Madridi, ndërsa i pari i futbollit spanjoll ka thënë se ai ka 70 ose 80 për qind shanse që të kalojë në La Liga.

“Është një fat për të (|Kylian Mbappe), me siguri. Mendoj se ai do të jetë në La Liga sezonin e ardhshëm. Shanset janë 70 ose 80 për qind”, ka deklaruar Tebas për Movistar.

Lexo po ashtu Real Madridi ka gati zëvendësuesin e Ancelottit

Real Madridi ka qenë i lidhur me 24-vjeçarin për katër vitet e fundit, por PSG deri më tani ka arritur ta pengojë atë të largohet.

Megjithatë, kontrata e tij aktuale përfundon në verën e ardhshme që do të thotë se ai mund të jetë në dispozicion për t’u larguar nga klubi falas.

Lexo po ashtu Florentino Perez ka një lajm të keq për Ancelottin dhe tifozët e Real Madridit

Vendimi i Real Madridit për të mos bërë gjithçka për të nënshkruar me Mbappen këtë verë duket të jetë i dobët pasi Los Blancos deri më tani kanë luftuar për të shënuar gola.

Ndërkohë, Mbappe ka vazhduar nga ku e la sezonin e kaluar dhe tashmë ka shënuar 8 gola në gjashtë ndeshje për PSG-në këtë sezon. /Telegrafi/