Presidenti i La Ligës, Javier Tebas është hedhur në sulm pas rinovimit të kontratës së Kylian Mbappe me Paris Saint-Germain dhe ai ka përfshirë Manchester Cityn dhe Juventusin në ankesën e dërguar në UEFA.
Sipas gazetës AS, presidenti i La Ligës ka akuzuar tre klubet evropiane për minimin e konkurrencës së shëndetshme në garat e UEFA-s në dëm të ekipeve spanjolle, duke sugjeruar se ata kanë rrezikuar ekosistemin e futbollit me lëvizjet e tyre të papërgjegjshme në tregun e transferimeve.
Ankesa e Tebas kundër PSG-së është mjaft e qartë; ai është i hutuar se si gjigantët francezë ia dolën të rinovojnë kontratën e Mbappes, pavarësisht se akumuluan 700 milionë euro humbje gjatë tre sezoneve të fundit.
Non solo il #PSG, #Tebas denuncia alla Uefa anche #ManchesterCity e #Juve: ‘Mettono a rischio l’ecosistema del calcio’ https://t.co/tJx3vEgZ76 pic.twitter.com/5S8Q5rKIbP
— calciomercato.com (@cmdotcom) June 3, 2022
Manchester City është denoncuar nga presidenti i La Liga-s për shkak të shkeljeve të pretenduara dhe të përsëritura të rregullave të Fair Play Financiarit, të lidhura me sponsorizimet e tyre me kompani që thuhet se janë të lidhura me familjen mbretërore të Katarit.
Sa i përket Juventusit, vëmendja e Tebas është përqendruar në hetimin e Prokurorisë Publike të Torinos, e cila u fokusua në menaxhimin financiar të klubit gjatë tre sezoneve të fundit, dhe në veçanti fitimet e raportuara kapitale të tyre.
Të tre klubet janë përfshirë në ankesën e Tebas në UEFA dhe tani ai pret një përgjigje, duke sugjeruar se kjo histori nuk do të marrë fund edhe për një kohë të gjatë. /Telegrafi/