Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka folur për mundësin e dënimit të Real Madrid, Barcelona dhe Juventus nga UEFA.
Sipas tij Liga e Kampionëve mund të zhvillohet edhe pa këto skuadra, pasi ndër vite kanë munguar emrat e mëdhenj dhe gara ka qenë e fortë.
“Liga e Kampionëve mund të vazhdojnë pa Real Madridin, Barcelonën dhe Juventusin. Madje në mënyrë perfekte”.
“Liga e Kampionëve vazhdoi edhe pa Manchester United ose Milan”, deklaroi fillimisht Tebas.
Ai shtoi se edhe përkundër që këto klube janë thelbësore për Evropë, mund të luhet edhe pa to.
“Këto klube janë thelbësore në Evropë, me të vërtetë. Sigurisht që të gjithë do të dëshironim që Real Madridi dhe Barcelona të luanin në Evropë, por natyrisht … nëse ata pushojnë së bëri gjëra budallaqe, atëherë mbase luajnë, por duhet të mbahesh përgjegjës për veprimet”, ka thënë Tebas.
UEFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj Real Madridit, Juventusit dhe Barcelonës, ku mund të dënohem me një vit mospjesëmarrje në garat evropiane. /Telegrafi/