Site icon Telegrafi

Presidenti kroat ndjekë shembullin e Erdoganit – Kroacia mund ta bllokojë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Suedia dhe Finlanda po hasin në vështirësi në përpjekjet e tyre për tu anëtarësuar në aleancës më të madhe ushtarake në botë.

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq po ndjekë shembullin e Turqisë në përpjekjet për të bllokuar Suedinë dhe Finlandën në anëtarësimin e tyre në NATO, raporton skynews.

Milanoviq ka shumë mosmarrëveshje me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq për një sërë çështjesh, duke përfshirë nëse do të mbështesin kërkesën e Suedisë dhe Finlandës për tu bërë anëtare e NATO-s.

Përpara se parlamenti i Kroacisë të ratifikojë kërkesën e të dyja vendeve nordike për anëtarësim në NATO, Milanoviq kushtëzon votimin me ndryshimet të ligjit zgjedhor të Bosnjë-Hercegovinës, e cila do ta bënte më të lehtë për kroatët e shtetit boshnjak të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në poste drejtuese.

Kujtojmë se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan përsëriti sot se zgjerimi i NATO-s do të varet nga respektimi i Finlandës dhe Suedisë ndaj ndjeshmërisë turke në lidhje me terrorizmin.

Lexo po ashtu Erdogan flet sërish rreth anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO: Asnjë aleatë nuk tregoi respekt ndaj sigurisë së Turqisë

Ndryshe, Suedia dhe Finlanda kanë dorëzuar dokumentet e aplikimit në Bruksel gjersa përfaqësuesit e këtyre dyjave vendeve do të takohen nesër (e enjte) me presidentin amerikan, Joe Biden. /Telegrafi/

Exit mobile version