Telegrafi

Presidenti i Koresë së Jugut bën një vizitë ‘shumë domethënëse’ në Ukrainë

Presidenti i Koresë së Jugut ka zhvilluar sot një vizitë të papritur në Ukrainë, ku është takuar me homologun ukrainas, Volodymyr Zelenskyn.

Yoon Suk Yeol vizitoi vendin e vrasjeve masive në Bucha, përpara se të shkonte në Irpin, zonë banimi e shënjestruar nga sulmet me raketa në shkallë të gjerë.

Në fillim të kësaj jave ai mori pjesë në një samit të NATO-s në Lituani dhe vizitoi Poloninë, ku shprehu solidaritetin me Ukrainën, raporton skynews.

Koreja e Jugut është përballur me presion të ri për të ofruar armë, ku administrata e Yoonit ka rezistuar në favor të ndihmës humanitare dhe financiare pasi i frikësohej ndikimit të Rusisë mbi Korenë e Veriut.

Edhe pse vizita nuk ishte krejtësisht e papritur, ajo është “shumë domethënëse” duke pasur parasysh se pak liderë të tjerë aziatikë kanë vizituar Ukrainën, tha Ramon Pacheco Pardo, tha presidenti i “Brussels School of Governance”.

“Ne e shohim pushtimin rus të Ukrainës si një sfidë ndaj lirisë së bashkësisë ndërkombëtare, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”, kishte deklaruar Yoon gjatë një vizite në Poloni. /Telegrafi/