Presidenti i Këshillit të Evropës, Charle Michel, ka thënë se “historia nuk do t’i harrojë krimet e luftës të kryera nga forcat ruse.
Ai këto komente i bëri sot gjatë një vizite në Borodyanka në afërsi të Kievit, transmeton Telegrafi.
“Në Borodyanka sikurse në Bucha dhe shumë vende tjera të Ukrainës. Historia nuk do t’i harrojë krimet e luftës që janë kryer këtu. Nuk do të ketë paqe pa drejtësi”, shtoi Michel.
Kujtojmë se nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, forcat ruse janë munduar të mohojnë faktin se kanë vrarë civilë – duke pretenduar se kanë për cak vetëm infrastrukturën ushtarake. /Telegrafi/
In Borodyanka.
Like Bucha and too many other towns in #Ukraine
History will not forget the war crimes that have been committed here.
There can be no peace without justice. @ZelenskyyUa pic.twitter.com/9as6Qk4lGe
— Charles Michel (@CharlesMichel) April 20, 2022