Telegrafi

Presidenti i Juves, Agnelli: Ajaxi e meritoi kualifikimin

(Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka thënë se Ajaxi ka luajtur më mirë se Bianconerët në të dyja ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve, prandaj e meriton plotësisht kualifikimin në gjysmëfinale.

Zonja e Vjetër pësoi me rezultat 2-1 në Allianz Stadium në ndeshjen kthyese dhe u eliminua me rezultat të përgjithshëm prej 3-2 (pasi takimi i parë kishte përfunduar baras, 1-1).

“Puna ime është që të jem këtu në momente të caktuara dhe të bëj vlerësime të përgjithshme. Ajaxi e meritoi plotësisht kualifikimin, por në të njëjtën kohë ne jemi të vetëdijshëm se në pse apo gjashtë vitet e fundit kemi pasur prani të qëndrueshme në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve dhe duam të vazhdojmë me këtë progres, vit pas viti”.

Lexo po ashtu Vazhdon mrekullia Ajax, eliminon Juventusin dhe kalon në gjysmëfinale

“Ajaxi është një klub që punon në cikle dhe ky (cikël) ka filluar para dy vitesh. Ata e merituan, jo vetëm brenda një ndeshjeje, por gjatë të dy takimeve. Natyrisht, kjo është një garë ku një gjysmë ore e mirë mund ta bëjë dallimin ndërmjet një trofeu dhe eliminimit”.

“Ne do ta fitojmë Scudetton e tetë radhazi dhe është diçka e jashtëzakonshme. Juventusi ka qenë në vend të 43-të të renditjes së UEFA-s dhe tash është në vend të pestë, prandaj duhet ta analizojmë gjithë situatën”, ka deklaruar Agnelli për Sky. /Telegrafi/